Shkodër- Gjendet një vajzë e vdekur në bypasin e Shkodrës.
Në lagjen “Ahmet Haxhija” në ByPass, në afërsi të një kanali, është gjetur pa shenja jete një Leze Qosaj (K) 37 vjeçe, lindur në Tropojë e banuese në Dobraç, Shkodër.
Trupi është pjesërisht i dekompozuar dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ku vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Policia saktëson se se më datë 18 .05.2022, motra e kësaj shtetasesje ka bërë kallzim në komisariatin e Policisë Shkodër, se më datë 08.05.2022, Leze Qosaj ishte largar nga banesa, pasi kjo shtetase jetonte në Dobrac, në banesën e motrës së saj.