BORSH- Një 42-vjeçar është gjetur i mbytur në Borsh ditën e sotme. Mësohet se D.E 42 vjeç, vuante nga shëndeti mendor.
Bëhet me dije se 42-vjeçari ishte larguar nga shtëpia prej orësh dhe po kërkohej nga familjarët. Po punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Sot, në Borsh, nga shërbimet e DVKM Vlorë është gjetur, dyshohet i mbytur aksidentalisht në det, shtetasi D. E., 42 vjeç, banues në Borsh.
42-vjeçari vuante nga shëndeti mendor dhe prej disa orësh ishte larguar nga banesa dhe po kërkohej nga familjarët.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.