Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku një person është gjetur i mbytur në një kanal, në zonën e njohur si Drizë Myrteza.

Trupi i pajetë i 56-vjeçarit, të identifikuar si Fiqeri Muhameti është gjendur në brendësi të një kanali të mbuluar me ferra.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërkohë që po punohet për nxjerrjen e trupit të pajetë nga kanali.

“Sot rreth orës 13:25, në fshatin Drizë-Myrtezaj, në një kanal vaditës është gjetur i mbytur shtetasi F. M., 56 vjeç, banues në Drizë, i cili dyshohet se ka rënë aksidentalisht.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shënja dhune. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njofton policia.