Një 23-vjeçar që vuante nga sëmundja e epilepsisë është gjetur i mbytur në lumin Shkumbin mbrëmjen e sotme rreth orës 19:00 në fshatin Hotolisht, Librazhd.
Viktima është me inicialet A.K., banues në fshatin Spathar. Familjarët kishin bërë denoncimin për largimin e tij nga banesa 4 ditë më parë.
Grupi hetimor thekson se po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarje
“Më datë 27.08.2021, rreth orës 19:00, në fshatin Hotolisht, Librazhd, në lumin Shkumbin është gjetur i mbytur pa shenja dhune shtetasi A.K., 23 vjeç, banues në fshatin Spathar, Librazhd i cili është larguar nga banesa më datë 23.08.2021”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.