Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Sarandë, ku një person është gjetur i varur.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Vrrinë ku një 62-vjeçar dyshohet se është vetvarur në një shtyllë. Nga kqyrja paraprake, e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 14:50 , në fshatin Vrrine, është gjetur i vetvarur, në një shtyllë shtetasi K. G., 62 vjeç, banues në Sarandë.

Nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.