Altin Alikaj 46 vjeç është gjetur pa jetë nga nëna e tij në banesë.

Ai ishte me profesion ushtarak.

Dyshohet se mund të kemi të bëjmë me vrasje, pasi në kokën e viktimës është gjetur plagë.

46 vjecari dyshohet të ketë qenë përdorues i lëndëve narkotike. Policia po heton në lidhje me dinamikën e ngjarjes, dhe çfarë ka ndodhur në këto 8 ditë, që Alikaj ishte deklaruar i zhdukur nga familja e tij.

Është dashur mbërritja e nënës së tij nga Greqia, në mënyrë që të bëhej hyrja në banesë, edhe pse është ende e paqartë nëse viktima ka humbur jetën së fundi, apo që në momentin e humbjes së kontakteve me familjarët e tij, 8 ditë më parë.

Në njoftimin zyrtar të policisë, nuk bëhen me dije shkaqet e vdekjes, dhe thuhet se po hetohet në lidhje me rrethanat.