Gjendet një person i pajetë në lagjen ‘Çlirimi’ në Elbasan.

Burime bënë me dije se u gjend i pajetë në banesën e tij, shtetasi I. D., 49 vjeç, i cili jetonte i vetëm.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.