Gjendet i vdekur në dhomë, pronari i hotelit

Ai është Halit Osmëni 55 vjeç.

Burime për Noa.al bënë me dije se ngjarja ndodhi në lagjen ‘8 shkurti’ në një nga dhomat e hotelit ‘Leone’ në pronësi të tij.

Policia deklaron se nga këqyrja paraprake në trupin e të ndjerit nuk janë vërejtur shenja dhune.

Nga të dhënat paraprake të ekspertëve dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e konsumimit me shumicë të ilaçeve për depresion.

Mësohet se Halit Osmëni vuante nga sëmundje të shëndetit mendor.