Një 65-vjeçar është gjetur i vdekur në dhomën e një hoteli në kryeqytet, pasi dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.

I moshuari, identiteti i të cilit nuk dihet është gjetur i pajetë paraditen e sotme nga i vëllai.

NJOFTIMI I POLICISE PER NGJARJEN:

Më datë 24.03.2022, në një hotel në rrugën “Frosina Plaku”, nga vëllai i tij, është gjetur në dhomë, pa shenja jete, shtetasi Sh. A., 65 vjeç.

Nga këqyrja paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.