Gjendet i vdekur në një parcelë në Selenicë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Hysoverdh në zonën e Kotës.
Burime nga policia e Vlorës bën me dije se çobani u gjet në një parcelë toke.
Paraprakisht burimet bëjnë me dije se 64-vjeçari që u gjet i pajetë ka pasur probleme me zemrën.
Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë parë trupin e pajetë, dhe më pas kanë njoftuar policinë dhe grupin hetimor.
Po punohet për identifikimin e shkaqeve të vdekjes.
deri më tanoi policia nuk raporton për shenja dhune në trup.