Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq.
26-vjeçari Martin Çeço, i cili ishte zhdukur që nga 15 qershori është gjetur i pajetë në rezervuarin e Kolanecit.
Ishte babai i të riut ai që dha alarmin për zhdukjen e të birit.
Pritet që trupi i pajetë t’i nënshtrohet autopsisë në mënyrë që të zbardhet shkaku i vdekjes.
Paraprakisht dyshohet që Çeço të jetë vrarë, pasi në trupin e tij janë kontatuar shenja dhune.
Ndërkohë polica ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.