Një person i pajetë është gjendur ditën e sotme në fshatin Kakavijë të Gjirokastrës.

Bëhet me dije se personi që është gjendur i pajetë është një burrë i moshës 68 vjeç i identifikuar me inicialet P. M.

Nga kqyrjet paraprake që kanë kryer autoritetet në trupin e viktimës nuk është dalluar asnjë shenjë dhunë dhe mendohet se i moshuari ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrore.

Megjithatë ngjarja është ende në hetim.

Njoftim i policisë:

Më datë 08.12.2021, rreth orës 08:30, nga shërbimet e patrullës së kufirit të gjelbër Kakavije, në rrugë, në fshatin Kakavije, Gjirokastër, është gjetur i pajetë, shtetasi P. S., rreth 68 vjeç, banues në Gjirokastër.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk vërehen shenja dhune. Gjithashtu nga vepimet paraprake hetimore, dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.