Gjendet një trup i pajetë në Divjakë. Mësohet se trupi i përket të moshuarit Mina Davidhi 73 vjeç.

Sipas informacioneve ai ka qenë i vetëm në plazh.

I moshuari vinte çdo ditë në mëgjes me autobus në plazhin e Divjakës dhe kthehej pasdite. Sot është futur në det rreth orës 09.00 dhe dyshohet se ka humbur jetën. Roja bregdetare nuk ka parë që dikush të kërkojë ndihmë. Trupin e kanë nxjerrë dallgët në breg.