Fier, gjendet një trup i pajetë në një godinë të braktisur në lagjen “16 Prilli”.
Kufoma i përket shtetasit Julian Prifti.
Policia dhe grup hetimor po kryejnë veprimet proceduriale.
Fier/Informacion paraprak
Sot rreth orës 16:50, në lagjen “16 Prilli” , Fier, në një godinë të rrënuar, është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë i shtetasit J. P., 42 vjeç, banues në Fier, i cili është larguar nga banesa më datë 26.03.2022.
Nga kqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.