Gjendet një trup i pajetë në Vlorë. Raportohet se trupi është gjetur në një kanal në lagjen ‘Kushtrimi’.

Sipas informacioneve të para, dyshohet të jetë endacak.

Vlorë/Informacion paraprak

Mbrëmjen e sotme, në një kanal me ujë, në lagjen “Kushtrimi”, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë ka humbur jetën, shtetasi A. L., 54 vjeç.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.