Gjykata e Lushnjes ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg” për 58-vjeçarin Adrea Stasa.

Vendimi është marrë nga gjyqtarja Miranda Nakaj dhe prokurore Merita Selimi. 58-vjeçari Stasa akuzohet për vrasjen e babait të tij, 85-vjeçarit Mitër Stasa.

Krimi ndodhi pak ditë më parë, ku djali e goditi disa herë me grushte të atin dhe më pas e mbyti.