Dy vite burg ka vendosur Gjykata e Posacme për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Fredi Beleri akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për korrupsion aktiv në zgjedhje, dhe kishte kërkuar ndaj tij dënimin me 2.6 vjet burg. Beleri dhe Kokoveshi u arrestuan, vetëm dy ditë përpara datës kur do të votohej për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive. Beleri ishte kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” përballë kryebashkiakut socialist të Himarës, Jorgo Goro, që garoi për mandatin e tij të katërt.

Në dëshminë e tij në gjykatë Beleri ka deklaruar se SPAK dhe Policia e Shtetit janë të ndikuar nga politika. “Kërkoj drejtësi nga gjykata edhe pse e di që jam në presion të madh politik, por ky nuk është problemi im. SPAK po gënjen, e kuptoj që është urdhër politik, por trupi gjykues duhet gjykues. P

ër asnjë të pandehur tjetër për të njëjtën vepër penale që akuzohen edhe unë nuk është kërkuar nga SPAK një dënim kaq i lartë, 2.6 vite burg por vetëm me shërbim prove”, ka thënë më tej Beleri.

Fredi Beleri ndodhet në burg nën akuzën e blerjes së votave.