Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja që ndodhi në Pogradec, ku drejtori i një shkolle dyshohet se ka ngacmuar dy nxënëse. Gjyshja e një prej të miturave ka folur sot për mediat dhe ka treguar sesi mbesa e saj është ngacmuar nga drejtori i shkollës, i cili u arrestua dhe nga policia.
Ajo ka treguar: I ka shkruar cupës në telefon, cupa i kishte thënë kujdestares së klasës, kishte folur me ato pastaj e morëm vesh ne këtë gjë. Ne atë ditë nuk e dinim fare, cupën e kishin marrë e kishin ulur poshtë.
Ne nuk e dinim pastaj erdhën na thanë që cupa u ul poshtë. Nuk e di cfarë i shkruante por llafe turpi. Kishte dy javë që shkruante me cupën. Vajza na tregoi pastaj,prindrit i ka në Greqi ne kujdesemi për të. Shkuan bashkë në komisariat me cupën tjetër dhe babain e asaj.
Dje na thirën dhe djalin. Ne nuk dalim dot jasht përjashta, për cupën. Shteti e di, ata njerëz që bëjnë këto gjëra,ta varin.
Ka 3 ose 4 vjet drejtor në këtë shkollë ndërsa cupa ka 2 vite se ishte në Tiranë.