Inter dhe Milan do të përballen në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Italisë, pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë. Ashtu siç pritej, Kristjan Asllani është titullar te zikaltërit.

Trajneri Inzaghi i ka besuar “çelësin” e mesfushës futbollistit shqiptar.

23-vjeçari po luan sezonin e 3-të të Milano, pas transferimit nga radhët e Empolit.

INTER (3-5-2): Martinez; Bisseck, De Vrij, Bastoni; Darmian, Barella, Asllani, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro, Taremi.