Shkodër- Tmerr për një çift nga Vermoshi. Tom Tinaj me bashkëshorten e tij kanë rënë pre e hajdutëve që i kanë keqtrajtuar dhe grabitur.
Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë natës. Dy të moshuar, në shtëpinë e tyre, janë lidhur e plaçkitur gjatë orëve të natës nga persona të panjohur. Pre e grabitjes kanë rënë Tom Tinaj me bashkëshorten, me banim në qendër të fshatit Vermosh.
Grabitësit, pas largimit nga Vermoshi mësohet kanë marrë një automjet tjetër nën kërcënimin e armës duke u drejtuar drejt pikës kufitare të Grabomit. Aty kanë braktisur automjetin dhe kanë ikur në këmbë në drejtim të Malit te Zi. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë që ende nuk ka një njoftim për ngjarjen.