Një operacion për kapjen e një personave të shpallur në kërkim nga Prokuroria e Krujës për grabitjen e banesës së Nazmi Çangut në Krujë, është finalizuar në Tiranë.

Paraprakisht burime jo zyrtare pohojnë se bëhet fjalë për njërin nga grabitësit e banesës në Nikël Saimir Kurti ndersa nga 7 personat e shpallur në kërkim është edhe vëllai i tij Artan Kurti dhe Llesh Prenga.

Në opracion kanë marrë pjesë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe është shtrirë në Tiranë, Durrës e Krujë.

Dyshohet se koka e grupit te grabitjes eshte Artan Kurti, nderkohe aksioni i policise perfshiu kontrolle ne 7 banesa ne Kombinat, Astir dhe Fushe-Mezeze.

Rikujtojmë se pak javë më parë, shtëpia e biznesmenit Nazmi Çangu në Nikël të Fushë-Krujës u ‘pushtua’ nga disa persona të armatosur dhe të maskuar.

Ata lidhën në njërën dhomë familjarët e biznesmenit dhe më pas e torturuan në dhomën tjetër Nazmi Çangun për disa orë.

Në fund grabitësit u larguan me 100 mijë euro, sipas dëshmisë së Çangut, por është aluaduar se ata kanë marrë të paktën 10-fishin e shumës që pretendon biznesmeni.

Autorët kanë qenë të mirëinformuar gjë të cilën e kanë treguar dhe bisedat që ka bërë me familjarët, të cilët nuk janë rrezikuar njëjtë si Çangu, i cili njihet për aktivitetin e tij për dhënie të parave me fajde.

Një nga autorët, sipas dëshmisë së vajzës, ishte i pamaskuar dhe nga e folura dukej si nga zona e Laçit. Policia pak ditë më parë zhvilloi një operacion për kapjen e tij por pa sukses.