Bashkia e Gramshit ka celur zyrtarisht sesonin turistik. Për këtë qëllim është zgjedhur një nga perlat e natyrës në këtë trevë e mbarë Shqipërinë, Liqeni i Dushkut.
Me rastin e këtij aktiviteti ishin të pranishëm mjaft qytetarë nga Gramshi dhe zonat përreth. Gjithashtu merrnin pjesë turistë e të ftuar të tjerë.
Kryetari i Bashkisë Besion Ajazi u shpreh se nga ky vit e në vazhdim në çdo 5 maj do të organizohet megapiknik në këtë vend.
‘Sot, tha ai- çelet zyrtarisht sezonin turistik në bashkinë e Gramshit. Gramshi është si rrallë qytet tjetër në Shqipëri ku mund të gjesh shpella, kanione, ujvara, liqene, kala etj. Bashkia ka atraksione e bukuri të magjishme natyrore dhe ne na del për detyrë ti mbrojmë, ti pasurojmë e ti reklamojmë’.
Ajazi njofton qytetarët për një sërë aktivitetesh që ka parashikuar bashkia për sezonin turistik.
https://youtu.be/p8CdAt9V_1E




