GREQI- Për fat të keq lajme të shumta nga kronika vijnë për shqiptarët me banim në Greqi.

Një 51-vjeçar me origjinë shqiptare ka goditur me thikë gruan e tij 41-vjeçare në Zakynthos.

Sipas informacioneve të para, pas një sherri, burri ka rrahur rëndë gruan e tij dhe më pas e ka goditur me thikë disa herë në gjoks dhe në qafë.

Dyshohet se gruaja e kishte denoncuar më parë për dhunë burrin që ishte larguar nga banesa.

Por mbrëmë ai është kthyer, dhe pas një grindje verbale e ka qëlluar disa herë me thikë.

Fatkeqësisht nëna e tre fëmijëve ka ndërruar jetë sapo mbërrit në spital.

Departamenti i Policisë së Zakynthos ka mundur të arrestojë shqiptarin pas disa orëve arrati dhe e ka dërguar në paraburgim në pritje të zbardhjes së ngjarjes.