Të gjitha Drejtoritë e Policisë së Kretës janë në këmbë për të lokalizuar dhe arrestuar pesë të dënuarit që arritën të arratiseshin nga Komisariati i Çanisë. Të arratisurit janë pesë shqiptarë dhe një pakistanez, të cilët u transportuan nga Athina në burgun e Agisë.

Ata janë:

-Një 34-vjeçar pakistanez, i dënuar me tre burgim të përjetshëm për tre vrasje.
-Një 43-vjeçar shqiptar, i cili ishte anëtar i bandës së grabitësve të armatosur që “goditnin” shtëpitë në Atikë dhe merrnin pjesë në një grabitje pas vrasjes. Ai u dënua me burgim të përjetshëm.
-Një 29-vjeçar shqiptar është dënuar për trafik droge.
-Një 34-vjeçar shqiptar është dënuar për trafik droge.
-Një 32-vjeçar shqiptar i dënuar për grabitje.