Peqin- E rëndë në Peqin. Një grua 81-vjeçare është gjetur e vdekur në një kanal vaditës.
Gruaja u gjet në një kanal vaditës pranë një kantieri ndërtimi, dhe paraprakisht, dyshohet se 81-vjeçarja është mbytur aty.
Policia njofton se për të moshuarën ka bërë të hënën kallëzim në Komisariatin e Policisë Peqin nipi i saj, duke deklaruar se e moshuara ishte larguar nga banesa e nuk ishte kthyer më.
Sipas deklarimeve të familjarëve 81-vjeçarja vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Një hetim ka nisur për rastin në fjalë.





