Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Chalandri, të Greqisë, ku ka mbetur i plagosur rëndë një burrë.
Një grua me origjinë nga Shqipëria ka qëlluar me armë zjarri disa herë në bark bashkëshortin e saj, i fundit ky që është shoqëruar në spital dhe po lufton për jetën.
Mediat fqinje shkruajnë se gruaja, autorja kryesore e dyshuar e ngjarjes është arrestuar nga policia, dhe sipas infoprmacioneve shkak për ngjarjen e rëndë dyshohet të jenë bërë konfliktet familjare.
Siç është bërë e ditur deri më tani, gjithçka ka ndodhur para syve të djalit të tyre 13-vjeçar.