Një 70-vjeçar nga Divjaka është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij. Viktima është Jani Kutra, 70 vjeç dhe ai jetonte i vetëm, pasi gruan dhe fëmijët i kishte jashtë Shqipërisë. Vdekja dyshohet për shkaqe natyrale, pasi nuk ka shenja në trup.
Dyshohet se i ndjeri ka ditë që ka vdekur, pasi banorët e lagjes thonë se nuk e kanë parë prej gati 10 ditësh.