Vlorë- Policia italiane prej më shumë se një ore po bën një operacion në brigjet e Vlorës.

Mësohet se operacioni po ndiqet nga ajri dhe nga deti. Gjithashtu, Guardia di Finanza ka kërkuar bashkëpunimin e policisë shqiptare.

Dyshohet se mjeti transporton lëndë narkotike. Sakaq, aksioni dhe kontrollet po zhvillohen edhe nga toka.