Ish-kryeministri, Sali Berisha ndalesën e radhës të foltores e mbajti pasditen e sotme në qytetin e Durrësit.
Demokratët kanë kërkuar largimin e Bashës nga PD-ja, ndërsa një qytetar në një moment diskutimi mori mikrofonin dhe bëri një kërkesë të pazakontë duke befasuar Sali Berishën.
Ai tha se ndodhet në “Arrest shtëpie”, por e ka thyer vendimin vetëm për të takuar Sali Berishën të cilit i bëri thirrje se do të marrë kallashnikovin. Por Berisha duke qeshur zbut situatën duke i thënë se “lufta” është vetëm me vota.
“Jam Ilir Amedani në 1991 në Skrapar kam bërë 6 muaj burg për demokracinë. Në vitin 1998 kam bërë burg në incidentin e Azem Ajderit. Jam Ilir Amedani i 16 shkurtit që sot kam ardhur vetëm për Sali Berishën sepse rezultoj akoma në “arrest shtëpie” dhe avokatët e partisë mëmë na kanë abandonuar komplet. Prandaj me dy fjalë Sali Berisha, jepi gaz sepse të parin që merr kallashin ke Ilir Medanin”, u shpreh qytetari.
Berisha duke qeshur i përgjigjet: “Me vota….E kemi me vota”