Maskat terrorizojnë familjen, i marrin 2 milionë lekë.
Pre e grabitësve ka rënë banesa e Alim Muhos ne fshatin Luzat bashkia Tepelenë.
Në banesë kane hyrë tre persona të prezantuar si Policia e Shtetit dhe i kane vjedhur 2 milionë lekë të vjetëra rreth ores 1 të mesnatës.
Muho jetonte me djalin dhe nusen e djalit por keta te fundit nuk gjendeshin dje ne banesë. Policia po shoqeron disa persona banues ne kete fshat për zbardhjen e kesaj ngjarje.
Mësohet se grabitesit kane hyre nga dera duke trokitur dhe u prezantuar si efektivë të Policisë së Shtetit, duke e kapur në befasi kryefamiljarin.