Në ambientet e Bibliotekës Publike ‘Qemal Bahoolli’ në Elbasan u hap ekspozita me librat kushtuar Nënë Terezës.
Mbi 70 botime të autorëve të ndryshëm u prezantuan në këtë ekspozitë.
Merrnin pjesë me këtë rast qytetarë, studiues, shkrimtarë, misionarë etj.
Studiuesi Hysen Dizdari u shpreh se data 5 shtator është kalimi i Nënë Terezs në amëshim. Ajo është një nga figurat më madhështore të kombit shqiptar.
Më tej ai nënvizoi se ish Presidenti i SHBA Bill Klinton në linbrin e tij ka theksuar se ‘kur njoha nënë Terezën njoha Kombin shqiptar. Ishte ajo që më bëri të ndërhyj në Kosovë’.
Ne kemi dy figura madhështore, Skëndërbeun dhe Nënë Teerza, nënvizoi Dizdari. Për Skëndërbeun janë shkruar mbi 1000 libra dhe për Nënën Terezën mbi 70. Ndaj duhet që këto botime e libra të njihen dhe studiohen nga të rinjtë.
Mustafa Ibrahimi, dekan i fakultetit te shkencave humane te Universitetit Nene Tereza Shkup u shpreh se ai për Nënë terezën janë prodhuar mbi 3500 pulla postare në mbi 140 vende të botës. Porosia e nënë Terezës është globale për paqen dhe për mbështetjen e të varfërve
Një nga misionaret vazhduese e veprës së Nënë Terezës, motër Laura u shpreh se ‘jemi mirënjohëse për qytetarin elbasanase. Sekreti i Nënë Terezës i lumturisë dhe buzëqeshjes së saj qëndronte te lutja. Nënë Teraza na ka mësuar atje ku është njerëzimi është dhumbja dhe ku është dhimbja është Zoti.
Ne po përpiqemi të jemi pranë njerzve në vuajtje, që kanë nevojë. Ky është misioni ynë. mendime të mira, veprime të mira, dëshira të mira, u shpreh motër Laura.
Ekzpozita ngjalli interesin e të pranishmëve.