Hasi është qyteti shqiptar, që ka vendosur të vetëquhet “Anglia e Vogël”. Kjo për arsyen se ëndrra e cilitdo të riu në këtë qytet në veri të Shqipërisë, është të shkojë në Mbretërinë e Bashkuar.
Rrugët e këtij qyteti të vogël janë të mbushur me makina luksoze me targa angleze. Që pas rënies së komunizmit, në këtë qytet ekzistonte vetëm një objektiv: mbërritja në Angli.
Mes tyre është edhe Meti, një 28-vjeçar, që e realizoi ëndrrën e tij. Në një rrugëtim plot vështirësi, tani ai ka arritur të sigurojë një leje të përkohshme për të qëndruar aty, si dhe do të ketë të drejtën për të aplikuar për nënshtetësi në dy vite.
I struktur në një kamion arriti të shkonte në Dover para disa vitesh, ndërsa tani kthehet në Shqipëri me BMW-në e tij për të takuar të afërmit.
“5500 paund e kam blerë, është makinë e lirë, por njerëzit këtu kujtojnë se është e shtrenjtë,” tha Meti, që tani punon si murator.
Makina e Metit ishte më e thjeshta që t’i mund të shikoje në Has. Jashtë bashkisë ishte e parkuar një BMË X5 me një targë të personalizuar dhe xhama të zinj. Diku tjetër një Mercedes, model i fundit.
Është një fenomen që është e pamundur të humbasësh. Jo vetëm që tregimet e tyre janë në të gjithë rrjetet sociale, por lajmet e televizioneve shqiptare shfaqin pamjet e të rinjve që mbërrijnë në Dover vazhdimisht. Dhe shumë janë fytyra të njohura për Morinën. Në mesin e emigrantëve, ai vëren rregullisht fëmijë që vetëm disa javë më parë jetonin me familjet e tyre në Has, tani i quajtur “Londra e Vogël”.
I ulur në zyrën e bashkisë së tij, me flamurin e tij shqiptar, një shqiponjë dykrenare në një sfond të kuq i vendosur mjeshtërisht në një stendë ngjyrë bronzi, ai tingëllon pothuajse i dëshpëruar.
“Qyteti ynë po zbrazet,” thotë ai. “Ne po humbasim fëmijët tanë, gjakun tonë të jetës, ndërsa ata largohen. Këtë verë, djemtë 15 vjeç apo edhe më të vegjël janë zhdukur sepse kalimet me varka tani janë të lira. Prindërit i lanë të shkojnë. Ata mendojnë se do të jetë një jetë më e mirë në vendin tuaj për fëmijën e tyre. Është një vendim ekonomik.”
Kudo që hidhje sytë shikoje shoferët e lumtur me makinat e tyre luksoze përpiqeshin të parkonin jashtë shtëpive të shkatërruara. Shumë nga shqiptarët, që punojnë në Britani, punojnë në punë të rregullta, shpesh me pagë të ulët.
Por këto automjete të shtrenjta janë prova sesi ato kanë gjetur një punë fitimprurëse. Përgjatë viteve 1990-2000, Shqipëria ishte qendra e kultivimit të cannabis-it me bandat që paguanin pronarët e vegjël për të rritur prodhimin. Fill pas kësaj ata e eksportonin drogën në Itali me skafe dhe e shpërndanin atë në të gjithë Evropën. Ambiciet e qeverisë shqiptare për të hyrë në Bashkimin Evropian ishin nxitja kryesore për të goditur tregtinë e paligjshme.
Sulmet e Policisë kanë zhvilluar operacione të tepërta, shkatërruar prodhimin vendas.
Por pa u shqetësuar fare, bandat e zhvendosën prodhimin e tyre në të gjithë Evropën, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar. Në një restorant buzë rrugës në Has, një kamerier 17-vjeçar tha se do të largohej për në Angli në dy vitet e ardhshme. Me shumë mundësi do të punojë në një shtëpi bari. Në Shqipëri, paga e tij është vetëm 120 euro në muaj.
“Do të kthehem këtu, duke i dhënë një Mercedes-i”, tha ai duke qeshur.
Çdo verë, emigrantët shqiptarë, të cilët kanë fatin të kenë nënshtetësi britanike ose leje të përhershme qëndrimi dhe kështu janë të lirë të udhëtojnë, vijnë në qytet. Ata tregojnë suksesin e tyre, duke mbërritur me supermakina, me dhurata e para për familjet e tyre dhe me rroba nga butikët e nivelit të lartë në Britani. Disa ngasin Lamborghini ose Maserati të marra me qira për këtë rast. Këtë javë dy nga makinat e vizitorëve që qarkullonin nëpër Has kishin targa të shtrenjta të personalizuara me fjalën ‘HAS’ mbi to për të treguar rrënjët shqiptare.
Kjo shfaqje e pasurisë në rrugët e varfëra nuk kalon pa u vënë re nga të rinjtë si Gjergji, të cilët ëndërrojnë të largohen nga qyteti, sepse kanë një të ardhme të pashpresë.
“Ata mendojnë se do të fitojnë para të mira dhe së shpejti do të ngasin super makina gjithashtu, nëse jetojnë në MB,” thotë Blerim Rexhaj, 24 vjeç, pronari i Britanisë, një bar i ri i mbushur me klientë që pinë kafe dhe ku ka muzikë në sfond.
Kohët e fundit, mafia shqiptare ka marrë kontrollin gati të plotë të të gjithë tregut të kokainës në Mbretërinë e Bashkuar.
Kjo me përjashtim të dukshëm të Liverpool-it. Ajo ka arritur të bëjë marrëveshje me kartelet në Amerikën e Jugut, dhe ka krijuar rrjete në portet e Holandës, Belgjikës dhe Italisë.Ndërsa rrjeti zgjerohet, rritet edhe numri i shqiptarëve që vijnë në Angli nga kontrabandistët e qenieve njerëzore.
Në vitin 2010, vetëm 174 shqiptarë aplikuan për azil në Mbretërinë e Bashkuar. Por, në vitin 2019, kjo shifër kishte kapur numrin e 3 mijë e 488 shqiptarëve, gati 10% e të gjithave kërkesave për azil. Kështu, ata ishin të dytët pas iranianëve.
Ministrja Priti Patel firmosi një marrëveshje me ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, Bledi Çuçi, për dëbimin e shtetasve shqiptarë. Ata ranë dakord që shtetasit, që nuk kanë të drejtë qëndrimi, të kthehen në atdhe.
Shqiptarët, që kanë emigruar në vitet e para të demokracisë në Shqipëri, thonë se perceptimi i tyre si kriminelë është i pabazuar, ose se të sapoardhurit po u japin një emër të keq.
Aq e fortë është lidhja mes Shqipërisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar saqë aeroporti i dytë ndërkombëtar i vendit është inauguruar aty, vetëm 15 milje nga Hasi.
Aeroporti Ndërkombëtar “Zayed – Flatrat e Veriut” mban emrin e të ndjerit Shejh Zayed të Abu Dhabit.
Kjo në shenjë mirënjohjeje për ndihmën humanitare të dhënë në rajon nga Emiratet e Bashkuara Arabe gjatë konfliktit kosovar në fund të viteve 1990.
Në bashkinë e qytetit, kryebashkiaku pranon se ka një vijë të mirë për të drejtuar këtë qytet. Në periferi të Hasit po ndërtohen pallate të bukura nga emigrantët që duan diku të jetojnë kur kthehen me pushime apo të shohin familjet e tyre.
“Është e pamundur që njerëzit të mbijetojnë këtu sepse nuk ka punë”, thotë Morina.
“Pagat e atyre të paktëve që kanë punë janë të ulëta. Edhe pse drejtoj qytetin, marr vetëm 680 £ në muaj. Por kostoja e jetesës, ushqimi, karburantet janë po aq të larta sa në MB. Do të përballeshim me një fatkeqësi të madhe nëse fëmijët nuk do të shkonin sepse u dërgojnë para nënave, baballarëve, vëllezërve dhe motrave të tyre. Më shumë se tetë në dhjetë familje mbështeten në të. Edhe ata që kanë punë marrin ndihmë shtesë nga fëmijët e tyre në Angli,”- thotë ai.
Pas tavolinës së tij në një raft është një fotografi e Mbretëreshës duke buzëqeshur. Kryebashkiaku thotë se ai do të ngrejë një statujë të Elizabetës në qendër të qytetit në një rrethrrotullim. Paratë për financimin e kësaj ideje të jashtëzakonshme do të mblidhen nga apeli i tij për donacione nga mijëra emigrantë nga Hasi që jetojnë në MB.