Zbardhen detaje të reja nga hetimet për vdekjen aksidentale të Ajdin Mustafit 28-vjeç në hotelin “Rogner” në Tiranë. Mësohet se viktima ka dalë në ballkon për të bërë foto, pa ditur për gjendjen e kangjellave të ballkonit.

28-vjeçari mësohet se është mbështetur dhe duke qenë se kangjellat kanë qenë të amortizuara, ai ka rënë duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Ndërkohë policia ka hequr nga pista vrasjen, pasi në dhomën e viktimës nuk kanë hyrë persona të tjerë.

Hotel Rogner i pozicionuar në zemër të Tiranës pasditen e sotme është shndërruar në një skenë krimi. Për shkak të neglizhencës dhe papërgjegjshmërisë së këtij hoteli, një 28-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike. Saktesisht sot ne oren 14:30 ka ndodhur nje tragjedi ku nje i ri zviceran me origjine shqiptare (nga Kumanova) ka rene nga terrasa i katit te peste, per shkak kanxhelat e ballkonin ishin te prishura, te ndryshkura, njofton korrespondenti i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27ch nga Tirana

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here