Hidhet eksploziv në një bar plot me klientë në Lezhë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Besëlidhja’.

Një peron ende i paidentifikuar nga policia, ka hedhur lëndë plasëse brenda ambienteve të lokalit dhe është larguar me shpejtësi.

Nga ngjarja nuk ka të lënduar, por paniku dhe frika ka mbërthyer klientët që ndodheshin aty.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe një grup hetimor.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.