Një 35-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në një aksident automobilistik në vendin e quajtur në Qafë-Barak, në Has.

Sipas informacionit të policisë bëhet me dije se shtetasi S.J, banues në fshatin Gajrep, Has, duke drejtuar mjetin tip kamion dyshohet se është hedhur nga dera e automjetit, pasi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij.

Shkak për këtë ngjarje të rëndë dyshohet të jetë bërë mosfunksionimi i sistemit të frenimit.

Si pasojë, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.