Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Sitki Çiço” në Tiranë.

Rreth orës 18:00, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte, shtetasja V. B., 62 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.