TIRANË- Gazetari Kastriot Myftaraj ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike këtë mesidtë. Ngjarja e rëndë u njoftua nga Policia e Tiranës, përmes një informacioni zyrtar për shtyp. Në njoftim bëhet me dije se Myftaraj është vetëhedhur rreth orës 12:55 të ditës së sotme dhe se Myftaraj i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte. Gjithsesi, çështja po hetohet dhe nuk përjashtohet mundësia e një tjetër piste.

Njoftimi i policisë:

Më datë 07.07.2022, rreth orës 12:55, në lagjen “Ali Demi”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte, shtetasi K. M., 60 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Kastriot Myftaraj ka lindur në Korçë në vitin 1966. Ai ishte publicist, gazetar dhe analist shqiptar. Së fundmi ai bënte një emision në OraNews me titullin “Ju flet Moska”.