Fatbardha Likrama 52 vjeçe është hedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Një Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen ‘Vullnetari’.
Për të ndjerën nuk ka pasur asnjë mundësi shpëtimi.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia dhe grupi hetimor.
Ende nuk dihen shkaqet që e detyruan të ndjerën që të ndërmarrë aktin fatal.
Sipas policisë nga verifikimet e para rezulton se kjo shtetase vuante nga depresioni.
Ndërkohë po hetohet edhe pista tjetër ajo e dhunës në familje.
52 vjecarja ishte nënë e tre fëmijëve.

https://youtu.be/mUB1NOJzsmM