Ajo që supozohej të ishte nata më e lumtur e jetës së tij doli të ishte një makth për një dhëndër që po martohej në “Băile Felix”. Në kulmin e dasmës së, miqtë e morën hopa në krahë, duke e hedhur në ajër, por nuk e pritën dot si duhet dhe ai ra në dyshemenë e lokalit, duke mbetur aty në vend pa lëvizur.

Mes ankthit të madh për atë që ndodhi, shokët e dërguan në spital, ku pas kontrolleve mjekësore rezultoi më e keqja: frakturë e shtyllës kurrizore në dy zona. Pas rreth 40 minutash nga nisja e dasmës, nusja dhe dhëndri po kërcenin, me shokët e tyre përreth.

Dhëndri thyen shpinën pasi shokët nuk arritën ta presin kur e hodhën lart – Video – Sinjali

“Ishte vallëzimi i 7-të, rreth orës 20:40. Shokët erdhën e më morën në krahë, më hodhën lart, por nuk më mbajtën siç duhet. Më hodhën një herë, pastaj kur më hodhën për herë të dytë, iu shpëtova nga duart dhe rashë më shpinë në dysheme”, – tha Liviu Filimon, nga shtrati i spitalit, për “Bihorjust”.

Mirele scăpat din brațe de nuntași, externat azi din Spitalul Județean din Oradea | Care este starea lui și de ce vrea să plece la o clinică din Germania

Problemi ishte se shokët e morën dhe e vunë në një karrige, derisa mbërritën mjekët. “Nuk duhet të kisha lëvizur, të rrija shtrirë në dysheme derisa të vinte ambulanca, sipas mjekëve”, – shtoi ai. Dhëndri fatkeq u transportua në spitalin e qarkut të Oradea dhe do t’i nënshtrohet disa hetimeve të specializuara.

Nga kontrollet paraprake, ai ka pësuar dy fraktura të rënda në dy rruaza të shtyllës kurrizore dhe rrezikon paralizën. I riu thotë se mund t’i lëvizë duart, por jo këmbët, duke mbetur shtrirë në shtrat. Martesa vazhdoi pas incidentit, por siç pritej, atmosfera nuk ishte e lumtur.