ITALI- Sandër Cerri, një 39-vjeçar shqiptar, dje ka ndërruar jetë tragjikisht në Trento të Italisë teksa po punonte në një ndërtesë. Ai ishte duke punuar teksa një pjesë e murit është shëmbur dhe ka rënë mbi të. Ndërtesa po rinovohej nga një kompani ndërtimi në Mezzolombardo dhe ndodhej pranë shkollës Manzoni.

Sipas, mediave italiane shqiptari u dërgua menjëherë në spital, por ndërroi jetë brenda disa orësh pasi kishte marrë dëmtime shumë të rënda në kokë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 9:45.

Ai së bashku me familjen ai jetonte në Mezzolombardo. Fillimisht shqiptari kishte jetuar në fshat dhe kishte punuar në bizneset e vogla agroushqimore, por më vonë ai kishte gjetur punë në ndërtim.