Një 34 vjeçar është asfiksuar në ujërat termale të llixhave në Elbasan dhe për pasojë ka humbur jetën. Burime bëjnë të ditur se Alban Pashollari iu dha ndihma e parë në spital por nuk mundi të mbijetonte.
Mësohet se ai ka qenë në shoqërinë e një miku të tij. Ata kanë udhëtuar nga Yzberishi i Tiranës drejt Elbasanit dhe kur janë afruar pranë Llixhave kanë hyrë për tu larë edhe pse vaskat ishin të mbyllura. Raportohet se dy të rinjtë i kanë hapur vetë rubinetat e vaskave për t’i mbushur ato me uji termal.
Fillimisht i riu nga Tirana ka humbur ndjenjat dhe është dërguar në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë.




