Vlorë- Vdes krejt papritur një grua në plazhin e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur në rreth orës 12:20, në lagjen “Uji i Ftohtë”.

Gruaja po rrinte në breg dhe dyshohet se papritur i ka rënë infarkt. Për pasojë, 54-vjeçarja ka humbur jetën në spitalin e Vlorës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.