Korrespondent i Radios Evropa e Lirë në Shkup, Isuf Kadriu ka ndërruar jetë papritur të dielën në moshën 52-vjeçare.

Ai humbi jeten si shkak i nje sulmi kardiak, teksa ishte me pushime ne zonen turistike te Shengjin.

Gazetari nuk është ndjerë mirë dhe i ka kërkuar familjareve që ta dërgojnë në Spitalin e Lezhës, por pavarësisht kujdesit të bluzave të bardha ai nuk mundi t’i mbijetoje sulmit në zemër.

Isuf Kadriu ka raportuar për REL-in, prej Shkupit, prej vitit 2001, dhe është një nga emrat më të shquar në redaksinë e Radios Evropa e Lirë.

Prej vitit 2008, ai ka qenë edhe zëvendëskryeredaktor në mediumin Alsat në Maqedoni të Veriut.