Një punonjës policie ka humbur jetën ditën e sotme në Kamzë.

Uniformat blu bëjnë me dije për mediat se viktima është N. D., 59 vjeç, punonjës policie.

Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak, megjithatë hetimet vijojnë ende.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/ Informacion paraprak

Më datë 07.06.2022, në Kamzë, ka ndërruar jetë shtetasi N. D., 59 vjeç, punonjës Policie.

Nga këqyrja paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.