Shkodër- Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në fshatin Rranxa, Vau i Dejës.

38-vjeçari E.Rr po lëvizte me zetor dhe ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë zetori është përmbysur.

Si pasojë 38-vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Shkodrës.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.