Home Lajmi-Fundit Humbën rrugën dhe po filmonin kampin e vjetër ushtarak, grekët kapin dy...

Humbën rrugën dhe po filmonin kampin e vjetër ushtarak, grekët kapin dy shqiptarë dhe i akuzojnë për spiunazh

Dy burra me origjinë shqiptare ranë në prangat e policisë greke pasi akuzohen se kanë fotografuar dhe filmuar objektet e kampit në malin Egaleo. Gjithçka ka ndodhur pasditen e 28 tetorit . Dy shqiptarët hynë në kampin e artilerisë “Major Stefanakis” në malin Egaleo dhe më pas bënë video dhe foto nga instalimet ushtarake. Një toger në detyrë pasdite i pa dhe u kërkoi të ndalonin. Njëkohësisht ai ka njoftuar menjëherë Policinë, e cila ka dalë me shpejtësi në vendngjarje dhe ka vënë në pranga dy personat. Njëri nga shqiptarët tha në dëshminë e tij:

Kjo është e vërtetë. Ne po përpiqeshim të gjenim një rrugëdalje nga vendi. Menduam se ishte një vend që ishte braktisur sepse telat kishin rënë. Kemi kërkuar ndihmë edhe nga një ushtar. Fotot ia treguam policisë. Kemi humbur dhe nuk kemi ditur të largohemi nga vendi i ngjarjes. Ne jemi nisur nga Kopshti Botanik në Haidar bashkë me katër persona të tjerë dhe në një moment kemi humbur.