Anri Kashiku, 18-vjeçari i cili humbi jetën teksa përpiqej të shpëtonte vëllain dhe një shok të tij nga mbytja, ka marrë sot statusin e “Dëshmorit i Atdheut”.
Gjatë një ceremonie të mbajtur ditën e sotme, kryeminsitri Edi Rama i dorëzoi familjes Medaljn e Mirënjohjes, si dhe Medalja e Kryeministrit.
Kashiku humbi jetën para disa ditësh në plazhin e Durrësit, ku kishte shkuar së bashku me vëllain e tij dhe një shok. Dy 15-vjeçarët nuk po dilnin dot nga deti dhe Kashiku ndërhyri duke i shpëtuar, por fatkeqësisht, nuk ja doli për vete.