Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në mëngjes fshatin Zejmen të Lezhës.

Dy persona të armatosur kanë hyrë brenda një banese 3 katëshe në pronësi të Zef Therçaj, drejtor i shkollës së Mesme të Zejmenit.

Ngjarja u shënua mëngjesin e sotëm dhe nga informacionet e para dy personat kanë hyrë brenda shtëpisë për të vjedhur por nuk kanë mundur të marrin gjë pasi janë trembur nga kalimi i një ambulance dhe kanë menduar se ishte policia.

Mësohet se banorët kanë mundur t’i identifikojnë dhe ndalojnë njërin prej autorëve ndërsa tjetri ka arritur të largohet.