Reperi kosovar Gjiko prej disa kohësh po përballet me akuza të rënda për abuzimin seksual të një 15-vjeçareje.

Deri më tani ai kishte heshtur, duke mos bërë asnjë koment për akuzat, por së fundmi ai ka reaguar në rrjetin social Instagram. Gjiko ka hedhur poshtë të gjitha akuzat duke u shprehur se ai nuk i ka premtuar karrierë askujt e se nuk ka dhunuar askënd.

“Gjatë këtyre ditëve, unë dhe familja ime jemi duke u përballur me një të pa-vërtetë të sajuar. Unë nuk kam dhunuar askënd, e lëre më një 15-vjeçare. Nuk kam mashtruar dhe nuk kam premtuar karrierë, e as nuk i kam dhënë një të miture substanca narkotike. Familja ime është në rregull sepse e dinë që kjo gjë është e sajuar. Unë kam përgatitur dy paditë e para dhe besoj se drejtësia do të nxjerrë në pah pastërtinë time”, ka shkruar Gjiko.

Disa ditë më parë u bë publik lajmi se reperi akuzohej për përdhunimin e një vajze 15-vjeçar në vitin 2015. Gjiko akuzohet ka mashtruar një të mitur se do ta bënte këngëtare dhe do ta angazhonte në videoklipe të këngëve.

Akuzat rëndohen edhe më tej pasi thuhet se ai ka droguar të miturën dhe ka kryer marrëdhënie seksuale, teksa identiteti i vajzës në fjalë nuk dihet ende.