Policia italiane ka arerstuar Altin Arapi 41 vjeç i cili kishte hyrë ilegalisht në vendin fqinjë.
Mediat italiane bëjnë me dije se ndalim i i tij është bërë nga karabinierët e rajonit të Courgne.
Një vit më parë ai ishte deportuar për shkak të rrezikshmërisë së lartë që paraqiste për shkak të veprave të rënda penale që rëndonin ndaj tij.
Altin Arapi ishte i përfshirë në një vrasje të kryer në Torino në vitin 2014.
Ai akuzohet për vrasjen e një senegalezi.
Pas arrestimit nga policia, ai është lënë nën masën e arrestit shtëpiak, deri në përfundim të hetimeve për veprat penale për të cilat akuzohet.Noa.al